
Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në segmentin rrugor Fushë Arrëz-Bajram Curri, në fshatin Porav.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip fuoristradë është përplasur me një motor, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e mjetit me dy rrota.
I plagosuri është identifikuar si A. Uka, i cili fillimisht është transportuar drejt spitalit të Bajram Currit. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, është kërkuar transporti i tij me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



