Në kërkim nga drejtësia italiane për trafik droge, i riu arrestohet në Tiranë

Në kërkim nga drejtësia italiane për trafik droge, i riu arrestohet në Tiranë

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane bie në prangat e Policisë.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për 29-vjeçarin me inicialet Gj. L, 29 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë, e të riut.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Bergamos, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve.”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy