Fundjava në juglindje, radhë kilometrike në hyrje të Elbasanit

Fundjava në juglindje, radhë kilometrike në hyrje të Elbasanit

Fluksi i lartë i automjeteve që i janë drejtuar qyteteve dhe zonave turistike të juglindjes së vendit ka rikthyer gjatë orëve të pasdites së sotme edhe një herë radhët e gjata dhe trafikun e rënduar në aksin kombëtar Tiranë–Rrethrrotullimi i Bradasheshit–Elbasan, një nga segmentet më të ngarkuara rrugore gjatë sezonit veror.

 

Qindra automjete janë duke u përballur me pritje të gjata dhe lëvizje tepër të ngadalta, ndërsa kolona e mjeteve është shtrirë për disa kilometra, duke krijuar vështirësi të konsiderueshme për drejtuesit e automjeteve. Trafiku është rënduar veçanërisht në hyrje të Elbasanit dhe në zonën e rrethrrotullimit të Bradasheshit, ku bashkohen disa akse rrugore dhe fluksi i mjeteve rritet ndjeshëm.

 

Shumë qytetarë nga kryeqyteti kanë zgjedhur fundjavën për t’u nisur drejt destinacioneve turistike të juglindjes, si Pogradeci, Korça, Prespa, Dardha, Voskopoja dhe zonat përreth, duke bërë që qarkullimi të rëndohet që në orët e para të pasdites së premte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy