Shkodër, Apeli liron ish-deputetin Bardh Spahia

Shkodër, Apeli liron ish-deputetin Bardh Spahia

Gjykata e Apelit ne Shkodër ka ndryshuar masën e sigurisë në “detyrim paraqitjeje” për ish-deputetin demokrat Bardh Spahia. Trupi gjykues i Apelit të Shkodrës e konsideroi të paligjshëm ndalimin e tij nga policia.

Ish-deputeti i PD-së u arrestua më 19 qershor, pas një përplasjeje të demokratëve të Shkodrës me policinë në një prej KZAZ-ve të qytetit. Ish-deputeti Spahia u akuzua për veprat penale “kundërshtim i punonjësve të policisë”, “shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “mosbindje ndaj punonjësve te policisë”.

Katër ditë pas arrestimit, Gjykata e Shkodrës caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-deputetin Spahia, i cili u lirua sot nga Apeli.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy