
34 persona janë arrestuar pas protestës së 8 janarit. 11 prej tyre mbështetës të kreut të PD-së Lulzim Basha dhe 23 mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ndërkohë ata kanë dalë sot në gjykatë për masë sigurie, në seanca dhe salla të veçanta.
Mes të arrestuarve është edhe reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i cili mbështetjen për ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka mohuar asnjëherë.
Ish-lideri historik i djathtë Sali Berisha ka publikuar një foto të protestuesve në sallën e gjyqit, duke i quajtur “heronjtë e 8 janarit”.
Mbështetësit e Bashës janë shfaqur në kafazin e xhamit të qetë dhe të buzëqeshur si dhe me dy gishtat lartë.
Protestuesit me dy gishta lart bëjnë foto, ndërsa nuk i kanë kursyer edhe thirrjet “Basha ik”.



