Plagosi 15-vjeçarin në Laç, arrestohet në një banesë të braktisur autori

Plagosi 15-vjeçarin në Laç, arrestohet në një banesë të braktisur autori

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 17-vjeçar me iniciale A. Gj. pasi akuzohet se ka plagosur me armë zjarri 15-vjeçarin L.Rr. sot në mesdite në Laç, jashtë rrethimit të një gjimnazi.

Bëhet me dije se 17-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: Kurbin/ Lokalizohet në një banesë të braktisur, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari që dyshohet se plagosi me armë zjarri, një 15-vjeçar. 

Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4, Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A. Gj. 17 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin L. Rr. 15 vjeç, të dy nxënës në gjimnaz dhe banues në Kurbin. I plagosuri është transportuar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe kontrolleve të pandërprera nga shërbimet policore, është bërë e mundur lokalizimi në një banesë të braktisur dhe kapja e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. Gj.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy