Ish- prokurori i krimeve të rënda Besnik Muçi në një lidhje skype me MCN Live ka folur për krimin e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Durrës ku fëmijët vranë dhe groposën babain e tyre.
Ai tha se krimet në familje janë të vështira për tu zbardhur edhe pse nuk e sheh të pamundur zbardhjen e këtij krimi.
Sipas tij ky është një krim që kërkon një hetim shumë të kujdesshëm, ndërsa thekson se shkaku gjendet brenda familjes dhe se e sheh as nënën e fëmijëve të përfshirë.
Krimet në familje sa të lehta duken në pamje të parë aq të vështira për tu zbuluar janë. Jemi në një mjedis kur të gjithë personat që kanë marrë pjesë në krim kanë interes ta fshehin atë dhe aty vështirësohet hetimi i veprës penale.
Unë jam i sigurtë që policia po heton me intensitet të kësaj ngjarje, nuk është e pamundur zbardhja e plotë e saj dhe përcaktimi i saktë i fakteve që i atribuohet të gjithëve.
Unë them se pavarësisht ndjeshmërisë mediatike i duhet lënë drejtësisë, policisë të hetojë dhe zbardhë ngjarjen. Është një krim i rëndë. Kanë vështirësi të tilla krime për tu zbardhur, sepse nuk janë të lehta kur të gjithë pjesëtarët kanë interes që të mos zbardhin krimin, është i vështirë, por duhet ti japim kohën e duhur sepse është një krim që kërkon angazhimin maksimal të prokurorisë dhe policisë për të cilin besoj se e kanë.
Më tej ai shtoi se nuk duket se ka interes jashtë familjes, pasi sipas tij duket si një histori e vjetër e ngarkuar në kohë dhe duket më shumë vepër brenda familjes.
Duhet shkuar me shumë kujdes te motivet e mundshme. Këto ngjarje lënë prova pa fund, dhe analiza e të gjitha provave do nxjerrë një konkluzion të qartë për këtë ngjarje dhe besoj se ka shumë prova por thjeshtë kërkohet kohë për të krijuar një panoramë të qartë.
Kur hetimi fillon dhe bëhet nëpër studio fillon dhe merr nuanca të ndryshme, se përjashtoj si mundësi por me aq sa shohim në bazë të fakteve dhe analizave nuk duket dhe roli i nënës ka qenë kaq anësor sa e ka prezantuar prokuroria, mendoj se është e përfshirë.



