I shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

I shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 31-vjeçar me inciale L. B pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Kanosja për shkak të detyrës".

Në qershorin e vitit të kaluar, në pyllin e fshatit Krrabë e Vogël, Elbasan, shërbimet e Policisë gjetën fidanë narkotikë cannabis sativa, të cilët dyshohet se janë kultivuar nga shtetasi L. B., në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë.

Njoftimi i policisë: Elbasan

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale në DVPElbasan, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, për vendndodhjen e një personi në kërkim, organizuan punën për kapjen e tij.

Si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

L. B., 31 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël, Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Kanosja për shkak të detyrës".

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në muajin qershor të vitit 2021, gjatë kontrollit të territorit, në pyllin e fshatit Krrabë e Vogël, Elbasan, shërbimet e Policisë gjetën fidanë narkotikë cannabis sativa, të cilët dyshohet se janë kultivuar nga shtetasi L. B., në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, nga të cilët 3 u arrestuan në flagrancë dhe 1 u shpall në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy