Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf shprehet të jetë mjaft i prekur nga vrasja e Klodian Rashës. Në një reagim në rrjetet sociale, ai ka bërë thirrje që të shmanget dhuna në protesta. Sipas tij, dhuna nuk është një zgjidhje.

"Ngjarjet e ditëve të fundit më mbushin me shqetësim dhe trishtim. Vdekja e të riut më ka prekur edhe mua shumë. Është e rëndësishme dhe e drejtë, që kjo ngjarje të zbardhet plotësisht. Mendimet e mia janë pranë familjes së viktimës. Por ajo çka na mëson gjithashtu ky rast tragjik është – dhuna nuk mund të jetë zgjidhja. Ushtrimi i lirë i të drejtës për protesta është thelbësor për çdo demokraci. Por, edhe kur bëhet fjalë për gjëra shumë emocionale dhe elementare: vetëm protestat paqësore legjitimohen si demokratike. Unë i bëj thirrje të gjitha palëve, të heqin dorë nga dhuna", shkruan ambasadori gjerman Peter Zingraf.

Lidhur me vrasjen e Klodian Rashës, reaguar edhe prezenca e OSBE në Tiranë, e cila shpreh keqardhje për humjen e jetës së të riut dhe kërkon që ngjarja të hetohet e të vihet drejtësi!
“Ligjshmëria dhe rendi publik janë në themel të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh keqardhjen e saj të thellë për vdekjen e Klodian Rashës dhe besimin se ajo do hetohet si duhet. Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e tij. Tani, ne bëjmë thirrje për përmbajtje nga çdo lloj dhune dhe që të lejohet ligji të veprojë”.

Të njejtin reagim, i ka qëndruar në vijë edhe ambasadori i britanik, Duncan Norman.
"I shprehim solidaritetin dhe ngushëllimet familjes së Klodian Rashës. Drejtësia duhet të vendoset. Dhe duhet parë se po vendoset. Ne e kuptojmë pse njerëzit janë të zemëruar dhe mbështesim të drejtën për protestë paqësore. Le t'i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore", shkruan Norman.



