Makina përplas 67-vjeçarin me biçikletë, rëndë në spital

Makina përplas 67-vjeçarin me biçikletë, rëndë në spital

Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Fierit.

Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, në lagjen "15 Tetori", ku shtetasja B. H., 30 vjeçe, banuese në Fier, duke drejtuar automjetin tip "Nissan" ka përplasur 67-vjeçarin B. Gj., cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Menjëherë pas aksidentit i moshuari është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të qytetit për ndihmë mjekësore, teksa raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy