Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Petovë të Fierit, ku një automjet ka përplasur në motomjet.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi Z. Xh., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 17:00, në fshatin Petovë, Fier, shtetasi M. P., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Z. Xh, rreth 64 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi Z. Xh., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore. Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. P., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



