Lëvizte në sens të kundërt duke rrezikuar jetën e tij dhe të të tjerëve në autostradën Milot-Morinë, arrestohet

Lëvizte në sens të kundërt duke rrezikuar jetën e tij dhe të të tjerëve në autostradën Milot-Morinë, arrestohet

Një person është vënë në prangat e policisë së Kukësit pasi lëvizte me automjet në sens të kundërt duke rrezikuar jetën e tij dhe të personave të tjerë që qarkullonin me mjete në autostradën Milot-Morinë.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, ky shtetas kundërshtoi me forcë punonjësit e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës.

Shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë kanë konstatuar një automjet tip “Volkswagen” që qarkullonte në sens të kundërt të lëvizjes në autostradë dhe si pasojë ishte rrezik potencial për ngjarje rrugore me pasoja.

Menjëherë i janë vënë në ndjekje automjetit dhe pas ndalimit kanë identifikuar drejtuesin e tij, shtetasin D. G.

Në përfundim të veprimeve procedurale oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. G., 32 vjeç, banues në fshatin Matranxh, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy