Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar një person i dënuar për plagosje të rëndë

Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar një person i dënuar për plagosje të rëndë

Një person i dënuar për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë.

 

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester, u krye ekstradimi nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë i Mikel Hoxhws, 33 vjeç.

 

Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2021, e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Mikel Hoxha, akuzohet se në 6 qershor 2018, në qytetin e Gramshit, pas debatit të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në kofshë shtetasin A. H., duke i shkaktuar lëndime serioze.

 

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Mançester / Mbretëri e Bashkuar, u bë e mundur arrestimi i tij, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy