
Një 14-vjeçar është bërë viktimë e një aksidenti rrugor pasditen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në Farkë, rreth orës 17:00.
Sipas policisë, mjeti me drejtues shtetasin I.Z., ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L, 14 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit Nr.1, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



