Tiranë / “Seks online”, zbulohet shtëpia, arrestohet tutorja dhe 5 vajza

Tiranë / “Seks online”, zbulohet shtëpia, arrestohet tutorja dhe 5 vajza

Gjashtë vajza të reja u arrestuan në flagrance dhe 3 të tjera u proçeduan në gjendje të lirë, në kuader të operacionit “Chat Line 2”.

Policia ka zbuluar banesen në Tiranë, ku vajzat e mashtruara ushtronin “seks virtual” me klientë përmes kompjuterit.

Specialistët e Seksionit Kundër trafiqeve të paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Chat Line 2”, në kuadër të të cilit kanë arrestuar në flagrancë shtetaset:

 L. B., 34 vjeçe. J. H., 19 vjeçe.  E. T., 18 vjeçe. K. A., 32 vjeçe. I. U., 22 vjeçe . E. A., 22 vjeçe. 

Gjithashtu janë proçeduar në gjendie të lirë shtetaset:

Xh. B., 18 vjeçe . E. L, 24 vjeçe . K. M., 23 vjeçe

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe goditet kjo veprimtari kriminale, ku shtetasja L. B., prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e kësaj shtetaseje në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 7 njësi kompjuteri. 7 ekrane kompjuteri. 7 kamera për komunikime video online.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy