Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre terroristëve me inicialet V.T. B.S dhe D.M të akuzuar për kryerjen e veprave terroriste të dielën në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Dy nga serbët e arrestuar për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, janë sjellur para Gjykatës.
Ata dyshohen për vepra penale kundër rendit kushtetutës në Kosovë, dhe Prokuroria Speciale ka kërkuar 30 ditë paraburgim.
“Prokuroria Speciale njofton opinionin se kërkesa është bërë kundër tre (3) të pandehurve për veprat penale ‘Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’ nga neni 126, dhe ‘Kryerja e veprave terroriste’ si dhe veprat penale ‘Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’ nga neni 126, dhe ‘Kryerja e veprave terroriste’, thuhet në njoftim.
Mbrëmë, ndërkaq i është caktuar masa prej 30 ditësh paraburgim njërit prej serbëve të arrestuar që ishte i plagosur. Seanca për të ishte mbajtur në QKUK.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra, një u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi terrorist nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit të dielën e 24 shtatorit.
Organet e rendit konfirmuan se tre sulmues janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.
Derisa pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist dyshohet se janë arratisur duke kaluar në territorin e Serbisë.



