Festuan ditëlindjen e shefes duke qëlluar me armë në ajër, pezullohen 4 policë

Festuan ditëlindjen e shefes duke qëlluar me armë në ajër, pezullohen 4 policë

Festimi i ditëlindjes së shefes së Komisariatit të Lezhës, i ka kushtuar vendin e punës 4 punonjësve të Policisë të Forcës së Posaçme "Shqiponja”.

Pas videos së publikuar një ditë më parë në rrjetet sociale janë pezulluar nga detyra 4 punonjës të forcave “Shqiponja”.

Sipas burimeve policore të pezulluar nga detyra janë inspektorët R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M.

Ata kanë qëlluar me armët e shërbimeve në ajër dhe në kundërshtim me ligjin. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Zadrimës, në segmentin Lezhë-Shkodër, ku dhe po organizohej festa.

Ndërkohë ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskretituese”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy