Foto /Vlorë /Sekuestrohet një skaf italian, dyshohej se përdorej për drogë

Foto /Vlorë /Sekuestrohet një skaf italian, dyshohej se përdorej për drogë

Zbulohet në Vlorë një skaf italian i cili dyshohet se do përdorej për trafik droge. Policia Kufitare e Vlorës, gjatë pasdites së djeshme teksa po bënte kontroll ujor dhe tokësor, përgjatë vijës bregdetare Himarë-Gramë, ka konstatuar një skaf me flamur italian pa persona në bord pranë vendit të quajtur “Gjiri i Gramës”

Policia ka bërë bllokimin dhe sekuestrimin e mjetit lundrues tip skaf, me gjatësi 9 metër dhe me një motor “Mercruiser 502”, me fuqi 500 kuaj fuqi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nuk është konstatuar ndonjë send apo material i kundraligjshëm.

Aktualisht vazhdojnë kontrollet dhe hetimet e mëtejshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që dyshohet se mjeti lundrues ishte sjellë në brigjet shqiptare, për të trafikuar lëndë narkotike. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy