I morën me forcë një shumë parash pronarit të një tabakinoje, arrestohen dy të rinj në Vlorë

I morën me forcë një shumë parash pronarit të një tabakinoje, arrestohen dy të rinj në Vlorë

Dy të rinj me precedent të mëparshëm penal për vjedhje janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës.

Si rezultat i administrimit me përparësi të kallëzimit të një 19-vjeçari, se 2 shtetas i kishin marrë me forcë një shumë parash, në tabakinon e tij, në lagjen “Pavarësia”, duke e kanosur me thikë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Storm 7”, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të 2 autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve I. T., 18 vjeç dhe E. V., 16 vjeç, të dy banues në Vlorë.    

Në vijim të veprimeve për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. N., 15 vjeç, i cili ka patur dijeni për këtë krim, por nuk ka kallëzuar, dhe gjithashtu dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash, në një market, në Vlorë, më datë 04.11.2023.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy