Rikthimi i reshjeve/ Ministria e Mbrojtjes: Përmbytje në Mirditë, vështirësi qarkullimi në Durrës

Rikthimi i reshjeve/ Ministria e Mbrojtjes: Përmbytje në Mirditë, vështirësi qarkullimi në Durrës

Me rikthimin e reshjeve intensive mëngjesin e sotëm, janë rikthyer edhe përmbytjet ne disa rrugë në vend.

 Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për gjendjen në Shqipëri teksa ka njoftuar se janë krijuar disa problematika.

NJOFTIMI I MINISTRISË:

Rikthimi i reshjeve intensive në një pjesë të madhe të territorit të vendit ka krijuar disa problematika.
Po punohet nga forcat në aksin rrugor Skuraj –Burrel, ku ka rënie masive gurësh dhe bllokim të rrugës, në fshatin Shkopet si dhe në njësinë administrative Milot, në Kurbin. Ka prani uji në oborret e disa banesave në Mirditë, për shkak të daljes së përroi të Zmejës nga shtrati.
Situata po monitorohet në Durrës, ku ka prani të ujit në disa rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, kryesisht në zonën rreth stadiumit, Plazhit, Plepa, te “Ura e Dajlanit”.
Po ashtu po punohet për riparimin e defekteve në sistemin energjetik në disa zona në Kukës, Tropojë, Shkodër.
Të gjitha forcat janë në terren për të shmangur çdo problematikë që shfaqet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy