Prova të reja për ‘21 Janarin’/ Vezaj: E vetmja vepër penale që mund të ngrihet, vrasje me dashje apo paramendim! (VIDEO)

Prova të reja për ‘21 Janarin’/ Vezaj: E vetmja vepër penale që mund të ngrihet, vrasje me dashje apo paramendim! (VIDEO)

Gazetari Flamur Vezaj në një komunikim të drejtpërdrejtë për edicionin e lajmeve në MCN Tv, foli për protestën e përgjakshme të “21 Janarit”, ku 13 vite më parë humbën jetën 4 qytetarë.

Sipas tij, e vetmja vepër penale që mund të ngrihet me provat e reje është ajo e vrasjes me dashje apo paramendim.

E vetmja gjë mund të provohet në këtë rast është vrasje me dashje ose me paramendim, gjithmonë nëse ka prova të tjera, qoftë nga video e publikuar nga kolegu Hoxha ose nga provat e Prokurorisë që plumbat nuk kanë qene rikoshet.

Në momentin që këta mund të ngrisin akuzë vrasje me paramendim ose me dashje, është e vetmja akuzë që mendoj se do të qëndrojë ligjërisht për shkak se mos harrojmë në 2012, në marrëveshjen mes PD dhe PS-së, për ndryshimin e kodit penal dhe për amnistimin për 100 vjetorin e Pavarësisë , janë amnistuar të gjitha veprat penale të organizimit të protestave, te dhunës së ushtuar ndaj punonjësve të Policisë, të pengimit të drejtësisë, të gjitha këto vepra janë amnistuar, e vetmja vepër penale që mund të ngrihet ndaj tyre është vrasje me dashje ose vrasje me paramendim por nuk mund ta bëj këtë hetim SPAK ligjërisht për shkak se SPAK ka disa kompetenca specifike, duhet të ketë një organizatë kriminale ose grup i strukturuar kriminal, por me reformën në drejtësi dhe me pavarësinë që u kanë dhënë prokurorëve, unë nuk besoj dhe jam pesimist se do të ketë ndonjë prokuror që mund ti hyj çështjes me themel për ta verifikuar se cfarë ka ndodh.

Gazetari Vezaj thotë se shumica e provave tashmë janë dëmtuar dhe se është bërë gjithçka që dosja e ’21 janarit’ të varrosët dhe të arkivohet.

Shumica e provave janë manipuluar, dëmtuar, viaskat e predhës së Aleks Nikës që i është gjetur në kokë, ekspertë kanë deklaruar se është dëmtuar pasi i është heq nga koka për mos ti identifikuar se prej cilës armë ka dalë.

Kështu që janë bërë shumë gjëra për ta varrosur këtë dosje, për ta arkivuar dhe nuk besoj se do të ketë ndonjë vullnet qoftë nga kjo qeveri, ose edhe nga individ të qeverisë së kaluar për ta zbraz këtë çështje.

 Është bërë si show, si ritual fetar, të themi, që të shkojnë çdo 21 janar të vendosin lule, të japin deklaratë propagandistike.

Faktikisht as vendimi i Gjykatës së Starburgut, nuk mendoj se mund të ndikojë për të hap çështjes, përveç konstatimit që ka bërë se ka që ka pasur shkelje shteti dhe që do të jetë një njollë e keqe për shtetin shqiptar ne këtë vrasje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy