Një 63-vjeçar me iniciale S. F., është gjetur i mbytur në impiantin e lumit në Brar në kryeqytet.
Dyshohet se viktima është rrëzuar aksidentalisht.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 05.09.2022, në impiantin e lumit në Brar, është gjetur i mbytur, pa shenja jete shtetasi S. F., 63 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



