Aksident në Vorë, plagosen 3 persona

Aksident në Vorë, plagosen 3 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës tek mbikalimi në Vorë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona. Policia bën të ditur se 25-vjeçari L. B., duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes është plagosur shoferi dhe dy pasagjerët që ndodheshin në mjet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.04.2023, rreth orës 18:50, te mbikalimi në Vorë, shtetasi L. B., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Peugeot", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi L. B., dhe dy pasagjerët, shtetasit M. Gj., 22 vjeç, dhe A. Gj., 23 vjeç, (vëllezër) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy