Aksident në Fushë-Arrëz dhe Shkodër/ Humb jetën 40-vjeçari, dëmtohen dy zjarrfikës

Aksident në Fushë-Arrëz dhe Shkodër/ Humb jetën 40-vjeçari, dëmtohen dy zjarrfikës

Një 40-vjeçar me inicialet S.Ll., ka humbur jetën në aksin Kryezi-Iballë në Fushë-Arrëz.

Rreth orës 07:30, në aksin rrugor "Kryezi-Iballë", në vendin e quajtur "Laku i Ballcit", shtetasi Sh. Ll., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.  Për shkak të dëmtimeve, shtetasi Sh. Ll. ka humbur jetën.   Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.

Ndërkaq dy punonjës të shërbimit zjarrfikës janë dëmtuar gjatë një aksidenti në fshatin Vukatanë.

Rreth orës 18:20, në fshatin "Vukatanë", shtetasi K. M., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin zjarrfikës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e  automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.  Si pasojë janë dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën  shtetasit K. M. dhe R. K., ( punonjës të shërbimit zjarrëfikës).  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy