Situata me zjarret/ BE: Aktivizuam pesë avionë, dy helikopterë dhe mbështetje satelitore për Shqipërinë

Situata me zjarret/ BE: Aktivizuam pesë avionë, dy helikopterë dhe mbështetje satelitore për Shqipërinë

Për të përballuar situatën e zjarreve që shpërthyen gjatë periudhës 21-31 korrik 2025, Bashkimi Evropian mobilizoi një sërë mjetesh dhe burimesh për të ndihmuar Shqipërinë, duke dërguar avionë zjarrfikës, helikopterë dhe mbështetje satelitore përmes sistemit “Copernicus”.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë njoftoi sot se, përveç Shqipërisë, gjashtë shtete të tjera u përballën me zjarre të rënda dhe aktivizuan Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.

Si reagim, Bashkimi Evropian mobilizoi pesë avionë zjarrfikës, dy helikopterë, ekipe në terren dhe mbështetje satelitore nga e gjithë Evropa, për të ndihmuar në përballimin e situatës dhe për të mbrojtur komunitetet e prekura. 

Në Shqipëri konkretisht u angazhuan pesë avionë zjarrfikës nga Greqia, Italia dhe Kroacia, helikopterë nga Hungaria, si dhe mbështetje me imazhe satelitore përmes sistemit “Copernicus”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy