Shumë shtete fillojnë sot lehtësimin e masave shtrënguese

Shumë shtete fillojnë sot lehtësimin e masave shtrënguese

Pos Shqipërisë, edhe shumë vende të tjera në botë kanë vendosur që ditën e sotme të ketë lehtësira për qytetarët e tyre, edhe pse disa nga këto shtetet kanë numër të madh viktimash dhe të infektuarish, siç është rasti i Italisë.

Italianët do të mund të vizitojnë të afërmit e tyre dhe të mblidhen në grupe të kufizuara, ndërsa janë hapur parqet, në të cilat duhet respektuar ende distancimi social. Gjitthashtu ka rifilluar puna në ndërtim dhe tregtinë me shumicë, ndërsa sot rifillon edhe shërbimi "delivery", ku lokalet dhe restorantet do të shesin ushqime dhe pije nëpër shtëpitë e qytetarëve.

Por në fuqi mbeten kufizimet për lëvizjen nga një rajon në një tjetër, ndërsa është e detyruar mbajtja e maskave në aeroporte dhe në transportin publik. Fluturimet e udhëtarëve në aeroportet në Sampino në Romë dhe Peretolla në Firencë, të cilët ishin në mesin e aeroporteve të mbyllura përkohësisht për shkak të epidemisë, janë hapur.

Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, por me përmirësimin e situatës qeveria ka vendosur të lehtësojë edhe masat. Baret dhe restorantet do të tregtojnë me shërbimin "delivery", ndërsa janë hapur edhe parukeritë, por me numër të kufizuar klientësh. Shkollat mbeten të mbyllura deri në shtator.

Në Greqi gati 10 për qind të salloneve të mbyllura të shitjes do të mund të hapin dyert, përfshirë edhe libraritë, duqanet elektronike, optikat, serviset e automjeteve, dyqanet e produkteve sportive dhe sallonet e parukerive. Kisha do të hapë dyert vetëm për lutje individuale.

Gjermania po fillon hapjen e shkollave në disa qytete, ndërsa janë lejuar të hapen edhe parukeritë. Vazhdon hapja e kishave, muzeve dhe kopshteve zoologjikë, ndërkohë që baret dhe restorantet do të bëjnë dërgesa vetëm në shtëpitë e qytetarëve.

Në Hungari vetëm kryeqyteti Budapest shihet si një znë me rrezikshmëri për përhapjen e koronavirusit, pasi në qytetet e tjera janë lejuar të hapen baret dhe restorantet, ndërsa maskat mbetetn të detyrueshme.

Edhe në Slloveni, Serbi dhe Kroaci do të rifillojnë aktivitetin e tyre baret dhe restorantet, por vazhdojnë të mbeten të detyrueshme maskat mbrojtëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy