Burri fshehu vetëvrasjen e gruas në Kamëz, arrestohet nga policia

Burri fshehu vetëvrasjen e gruas në Kamëz, arrestohet nga policia

Një 55-vjeçare e cila i dha fund jetës së saj në zonën e Frutikulturës, Kamëz më 4 shtator, por bashkëshorti i saj, Shefqet Lika e ka denoncuar vdekjen në polici më 5 shtator, duke deklaruar se e gjitha ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Pas hetimeve, policia ka ndaluar 56-vjeçarin pasi nuk ka kallëzuar ngjarjen e vërtetë në polici.

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se më datë 04.09.2022, rreth orës 15:00, në ambientet e banesës së saj, dyshohet se është vetëvarur Shahe Lika, ndërsa bashkëshorti i saj, shtetasi Shefqet Lika, nuk ka kallëzuar ngjarjen në polici.

56-vjeçari në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se gruaja e tij ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte  bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e Shefqet Likës, i dyshuar  për veprat penale "Shkaktimi i vetëvrasjes" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy