Kontrrolli i Lartë i Shtetit dërgon në prokurori 17 zyrtarë të njësive të prokurimeve në Bashkinë Berat dhe Komunat Buçimas e Qukës, për shkak të shkeljeve të shumta me tenderët. Ata janë vënë nën akuzë për shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit, vendosjen e kritereve përjashtuese dhe favorizim të operatorëve ekonomikë.



