Thaçi: Policia e Kosovës parandaloi sulmin terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael

Thaçi: Policia e Kosovës parandaloi sulmin terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur raportin  “Trasparency Internationa” se Policia e Kosovës është forca më profesionale dhe më e besueshme në Kosovë.

Në një postim në FB, duke iu referuar këtij raporti Thaçi tha se Policia e Kosovës ka parandaluar sulmin terrorist të planifikuar për ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit.

"Jam krenar që edhe “Transparency International” e tha atë që ne e kemi ditur qëmoti, se Policia e Kosovës është forca më profesionale dhe më e besueshme në rajonin tonë e më gjerë.

Strukturat e sigurisë së Kosovës, çdo anëtar të Policisë së Kosovës i përgëzoj për këtë përkushtim dhe këtë sukses.

Ditë më parë, me një punë shembullore, ata parandaluan sulmin terrorist i planifikuar të ndodhte gjatë ndeshjes së futbollit në mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Ky ishte një rast tjetër i bashkëpunimit shembullor rajonal, të shërbimeve policore dhe të agjencive të inteligjencës, në shkëmbim informacioni dhe në bashkërendim të masave operative.

Ky është një konfirmim tjetër i nivelit të lartë të përgatitjes së strukturave të sigurisë të Republikës së Kosovës për t’u përballur me sfidat e sigurisë që e kërcënojnë Kosovën dhe rajonin.

Kërcënime të tilla, duhet të na bëjnë më të vendosur, edhe më të pa kompromis në luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit, të çfarëdo lloji", shkruan ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy