
Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë papritur mbrëmjen e sotme në ambientet e një lokali në qytetin e Korçës. Sipas policisë, ngjarja është regjistruar në lagjen numër 16, ndërsa viktima është identifikuar si Gj. M., banues në Korçë.
Nga veprimet paraprake, ky shtetas dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.11.2022, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lokali, ka ndërruar jetë shtetasi Gj. M., rreth 55 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.



