Lëndohet një shtetas teksa hidhej nga një shkëmb në zonën e Orikumit

Lëndohet një shtetas teksa hidhej nga një shkëmb në zonën e Orikumit

Një shtetas është dëmtuar teksa po hidhej nga një shkëmb në zonën e Orikumit.

 

Për shkak të dëmtimeve të marra, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

 

Në ambientet e spitalit kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 

Paraprakisht dyshohet se shtetasi është dëmtuar gjatë hedhjes nga shkëmbi, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy