Grabitja e Rinasit, gjendet një tjetër tenxhere me para pranë banesës së Admir Çerpja

Grabitja e Rinasit, gjendet një tjetër tenxhere me para pranë banesës së Admir Çerpja

Një tjetër tenxhere me para është gjetur në zonën e Bathores në Tiranë. 

Sipas policisë dyshohet se paratë janë nga grabitja e datës 9 shkurt në aksin Tiranë-Rinas, ku u morën rreth 3.2 milionë dollarë nga një bankë e nivelit të dytë.

Tenxherja me para është gjetur e groposur në afërsi të banesës së shtetasit Admir Çerpja i arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme.

Në tenxheren me presion ka euro dhe paund britanik. Informacionet janë ende paraprake dhe nuk ka shumë të dhëna të tjera.

Më herët, policia gjeti një pjesë tjetër të parave, të groposura në disa tenxhere presioni në Vlorë, pranë banesës së Neim Avdulajt, dhe një shumë tjetër në servisin e Fatjon Xhyliut, të dy të arrestuar për ngjarjen.

Deri më tani në pranga për grabitjen spektakolare të 3.2 milionë dollarëve të bankës, janë vënë 5 persona. I fundit u arrestua mbrëmë në Dibër, dhe bëhet fjalë për Admir Cerpjën. 

Në kërkim është edhe personi që konsiderohet si “koka” e bandës, Admir Murataj, për të cilin policia është duke zhvilluar aksione të gjera për ta kapur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy