Një vatër zjarri është shënuar pasditen e sotme në fshatin Prongji, në Bashkinë e Gjirokastrës.
Sipas burimeve paraprake, flakët janë përhapur në zonën midis dy fshatrave Prongji dhe Kardhiq, të favorizuara nga era e fortë që ka përfshirë rajonin.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të drejtuara nga komandanti Gramoz Llapi, të cilët po punojnë me intensitet për vënien nën kontroll të flakëve.
Qëllimi kryesor është izolimi dhe shuarja e zjarrit për të parandaluar përhapjen në zonat e banuara.



