Nxirrnin ilegalisht materiale inerte nga lumi Fan, procedohen penalisht dy shtetas

Nxirrnin ilegalisht materiale inerte nga lumi Fan, procedohen penalisht dy shtetas

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në kuadër të kontrolleve për parandalimin e krimeve mjedisore, kanë konstatuar në shtratin e lumit Fan dy shtetas që po ushtronin aktivitet të paligjshëm për nxjerrjen e materialeve inerte, pa lejet dhe autorizimet përkatëse.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasit: D. M., 75 vjeç, banues në Tiranë dhe F. P., 68 vjeç, banues në Rubik. 

Gjatë operacionit, si provë materiale u sekuestruan një fadromë dhe një kamion që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme ligjore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy