Mbetjet plastike në det/ Në Velipojë nis aksioni për pastrimin e brezit ranor

Mbetjet plastike në det/ Në Velipojë nis aksioni për pastrimin e brezit ranor

Velipoja po përballet prej disa ditësh me një alarm mjedisor. 

Bregdeti i saj është mbushur me mbetje plastike të kthyera mbrapsht gjatë ditëve me reshje dhe mot të keq.

Që në orët e para të mëngjesit, në Velipojë ka nisur një operacion i gjerë pastrimi pas prurjeve të shumta që kanë sjellë një sasi të konsiderueshme mbetjesh në bregdet.

Ekipet e shërbimeve publike të Bashkisë Shkodër dhe tre fadroma të Ndërmarrjeve të Bashkisë janë angazhuar në terren, duke punuar intensivisht për pastrimin e gjithë brezit ranor. 

Sipas autoriteteve vendore, mbetjet e sjella nga prurjet janë rezultat i ndotjes së lumenjve dhe përrenjve në territor, çka tregon se çdo ndotje e hedhur në mjedis përfundon sërish në natyrë dhe në zonat tona turistike.

Institucionet apelojnë për rritje të përgjegjësisë dhe ndërgjegjësimit, duke theksuar se mbrojtja e mjedisit fillon nga veprimet e përditshme të çdo qytetari. Bashkia Shkodër nga ana e saj do të vijojë punën  deri në pastrimin e plotë të zonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy