Tiranë/ Dyshohet se abuzuan seksualisht ndaj 31-vjeçares suedeze, arrestohen tre shtetas turq

Tiranë/ Dyshohet se abuzuan seksualisht ndaj 31-vjeçares suedeze, arrestohen tre shtetas turq

Tre shtetas turq janë arrestuar nga Komisariati nr. 2 në Tiranë, pas denoncimit të një 31-vjeçareje nga Suedia, e cila pretendon se është abuzuar seksualisht në një apartament me qira pranë zonës së Zogut të Zi.

 

Në pranga ka rënë 29-vjeçari Ferhatcan Cicek, nga Stambolli, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura. Sipas burimeve policore, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të 12 shkurtit.

 

E reja, me inicialet V. E., është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku janë konstatuar shenja dhe dëmtime që përputhen me dhunë seksuale.

 

Gjatë kontrollit në apartamentin me qira, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi kanabisi. Për këtë arsye, ndaj 29-vjeçarit rëndon edhe akuza për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

 

Po ashtu, janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë, 28 dhe 31 vjeç, të cilët dyshohet se kanë qenë të pranishëm në banesë në momentin e ngjarjes. Sipas hetimeve paraprake, ata akuzohen për moskallëzim krimi dhe posedim të lëndëve narkotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy