Vdes nga Covid-19 nënkryetari i qytetit të Shkupit, Enver Maliqi

Vdes nga Covid-19 nënkryetari i qytetit të Shkupit, Enver Maliqi

Pas komplikimeve nga Covid-19 sot në mëngjes ka ndërruar jetë Enver Maliqi, biznesmeni i njohur nga Shkupi që aktualisht po kryente edhe detyrën e zëvendëskryetarit të Qytetit të Shkupit.

Maliqi ndërroi jetë sot në mëngjes në spitalin “Sistina” në Shkup, pas komplikimeve që kishte me koronavirusin. Ai paraprakisht dhjetë ditë më pare po kurohej në Klinikën për sëmundje infektive.

Maliqi ishte pronar i ndërmarrjes “Gemak Trade” dhe këshilltar në Këshillin e Qytetit të Shkupit nga radhët e BDI-së, ndërkaq kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, pas ardhjes në funksion e emëroi nënkryetar të tij.

Më shumë se 30 vjet “Maliqi Group” ka vendosur shtyllat e suksesit duke krijuar shumë kompani në industri të ndryshme në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.

Ai në nëntor të vitit 2018-të u emërua nga Qeveria konsull nderi i Meksikës në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy