Aksidentoi për vdekje shtetasen dhe plagosi një tjetër, arrestohet 16-vjeçari

Aksidentoi për vdekje shtetasen dhe plagosi një tjetër, arrestohet 16-vjeçari

Një 16-vjeçar përfundoi në prangat e policisë pasi duke drejtuar motomjetin tip “Honda”, pa targa, aksidentoi për vdekje shtetasen L.M., dhe plagosi shtetasen F.A, e cila ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit A. S., 14 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

 

NJOFTIMI

Aksidentoi dy shtetase, njërën prej tyre me pasojë vdekjen, identifikohet dhe arrestohet drejtuesi i motomjetit. Arrestohet edhe pasagjeri në motomjet, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit:

-E. T., 16 vjeç, banues në Kuçovë, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit";

Arrestimi i shtetasit E. T. u bë pasi ditën e djeshme, duke drejtuar një motomjet tip "Honda", pa targa, ka aksidentuar shtetasen L. M., e cila ndërroi jetë dhe shtetasen F. A., e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë.

Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit A. S., 14 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy