Vidhte makina në Durrës dhe Dibër për t’ua shitur personave me precedentë kriminal, bie në pranga (VIDEO)

Vidhte makina në Durrës dhe Dibër për t’ua shitur personave me precedentë kriminal, bie në pranga (VIDEO)

“Markat” u kodua një operacion i policisë së Durrësit gjatë të cilit u vu në pranga një persona i cili vidhte automjete në lagje të ndryshme të Durrësit dhe në qarkun e Dibrës, me qëllim shitjen e tyre te personat me precedent kriminal për të kryer krime ndaj jetës dhe personit.

 

Bazuar në informacionet e siguruara, shkëmbimin dhe bashkëpunimin me Komisariatin e Policisë nr. 4 në Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Klajdi Lleshi, 21 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë.

 

Uniformat blu të Durrësit, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë shkuar në Bulqizë dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë ushtruar kontroll në vendin ku dyshohej se ndodhej shtetasi i kërkuar.

 

21-vjeçari, që pak minuta më parë kishte vjedhur një automjet Benz në fshatin Gjoricë, Bulqizë, në pronësi të shtetasit V. Xh., sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi bashkë me automjetin, në drejtim të Tiranës.

 

Në kuadër të operacionit “Markat”, efektivët e policisë nr. 4 në Tiranë kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit, si dhe kapjen e 21-vjeçarit, të cilin ia kanë dorëzuar shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

 

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se 21-vjeçari ka vjedhur edhe tre automjete të tjera në lagjet nr. 15 dhe nr. 17 të Durrësit, si dhe sende personale në një automjet, po në lagjen nr. 15, Durrës.

 

Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar automjetet e vjedhura të markave Benz, Toyota, Volkswagen dhe Ford Focus.

 

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy