
Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar në Berat.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:45 në aksin Rrugor, Ura e Goricës-Kombinat, ku shtetasi B.Q., duke drejtuar një automjet tip "BMË", ka goditur një këmbësor rreth 16 vjeç dhe është larguar nga vendi ngjarjes.
I dëmtuari është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësorë, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



