
Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Papër, në aksin rrugor Peqin-Elbasan ku një automjet ka përplasur motoçikletën.
Burime për MCN bëjnë me dije se drejtuesi i motoçikletës është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore.
Dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë një parakalim i gabuar. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



