Aksident i rëndë në Xibrakë, plagosen 6 persona

Aksident i rëndë në Xibrakë, plagosen 6 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve të policisë, kanë mbetur të plagosur gjashtë persona.

Policia njofton se automjteti me drejtues 67-vjeçarin me iniciale V.Ç. është përplasur me mjetin me drejtues 39-vjeçarin me iniciale A.A.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 67-vjeçari V.Ç. dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me të, si dhe një 11-vjeçare që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin A. A.

Të dëmtuarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy