Transportonte 22 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 34-vjeçari në Gjirokastër

Transportonte 22 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 34-vjeçari në Gjirokastër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i një pune hetimore me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Road Guard 72", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 34 vjeç, banues në Lushnje.        

 Gjatë operacionit, në aksin nacional Përmet-Këlcyrë, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit furgon tip “Opel”, me drejtues shtetasin A. H., i cili po transportonte kundrejt pagesës, 22 emigrantë nga vendet MENA.

Në tentativë për të shmangur kapjen nga shërbimet e Policisë, shtetasi A. H. ka aksidentuar dy automjete që ndodheshin në rrugë, si dhe ka dëmtuar lehtë një punonjës policie që ishte në shërbim, i cili ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti furgon dhe 3 celularë.     

 Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy