
Një 61-vjeçar ka tentuar të vetëvritet pasditen e së martës në banesën e tij në Tiranë. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, ku shtetasi B. Sh., ka tentuar të presë damarët e dorës.
Ai është dërguar menjëherë në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton mbi rrethanat e veprimeve të 61-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.01.2023, rreth orës 17:15, në Babrru, në banesë, shtetasi B. Sh., 61 vjeç, ka tentuar të presë damarët e dorës. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



