Dhunoi 36-vjeçarin me pretendimin se shpërndante ushqime për fushatë, procedohet Florenc Hoxha

Dhunoi 36-vjeçarin me pretendimin se shpërndante ushqime për fushatë, procedohet Florenc Hoxha

Florenc Hoxha është proceduar nga policia e shtetit, pasi ka dhunuar një 36-vjeçar, me pretendimin se shpërndante ushqime për fushatë.

Mësohet se incidenti ka ndodhur ditën e djeshme, në momentin ku ish- kreu i Policisë Bashkiake, i ka bllokuar rrugën mjetit në të cilin udhëtonte 36-vjeçari, Bledar Goga.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike pretendonte se në këtë mjet kishte ushqime të ndryshme, që do të shpërndaheshin në këmbim të votës për zgjedhjet e së dielës.

Hoxha i ka bllokuar fillimisht rrugën me makinë shtetasit Goga, dhe më pas dyshohet se janë zënë me grushta me njëri tjetrin. Pas ngjarjes Goga ka braktisur mjetin me ushqime.

Materialet tashmë janë referuar në Prokurori, si për Hoxhën, ashtu edhe për pretendimet e PD për blerje votash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy