Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë (VIDEO)

Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar sot në rrethrrotullimin e Novoselës, në autostradën Vlorë-Levan. 

 

Një automjet tip Benz, me targa AB 885 AA që po udhëtonte nga fshati Akërni në drejtim të Vlorës, ka humbur kontrollin dhe nuk ka arritur të marrë kthesën, duke përfunduar në një kanal anës rrugës.

 

Si pasojë e aksidentit janë plagosur pesë persona, të cilët ndodheshin në mjet. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikësja dhe dy ambulanca, që kanë transportuar të plagosurit drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

 

Policia po heton shkaqet e aksidentit për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy