I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Spanjë 31-vjeçari shqiptar

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Spanjë 31-vjeçari shqiptar

Është arrestuar në Spanjë, Aleksandër Frroku, 31-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar,  pasi Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2018 e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja", kryer në bashkëpunim, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Frroku do të ekstradohet drejt Shqipërisë.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Vijojnë operacionet policore të përbashkëta me homologët për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi, të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Falë informacionit të siguruar nga Policia e Shtetit, shkëmbimit në kohë me homologët spanjollë, është lokalizuar, kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin një i kërkuar, i dënuar me 4 vjet burgim. 

Në kuadër të operacionit “Ëeekend”, në Spanjë u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit Aleksandër Frroku, 31 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,  pasi Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2018 e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja", kryer në bashkëpunim, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Interpol Tirana po vijon procedurat, në bashkëpunim me Interpol Madridin, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy