Parandalohet vrasja në Malësinë e Madhe, arrestohet një person

Parandalohet vrasja në Malësinë e Madhe, arrestohet një person

Është parandaluar sot një vrasje në Malësinë e Madhe. Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe, Shkodër, në bashkëpunim me Strukturat e DVP Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirorganizuar bënë të mundur parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale, e cila mund të përfundonte në vrasje.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:  L. L., 32 vjeç, banues në fshatin Stare.

Ky shtetas rreth orës 01.00, të mëngjesit të sotëm, në fshatin Rapsh, Njësia Administrative Kastrat, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin K. F., 30 vjeç, banues në fshatin Rapshë.

Pas konfliktit të ndodhur, shtetasi L. L., rreth orës 09.00, pasi ka marrë një armë zjarri pistoletë ka shkuar sërish në fshatin Rapshë dhe kishte zënë pritë për të qëlluar ndaj shtetasit K. F.

Falë informacionit të marrë nga ana e polcisë kriminale u ndërtua puna dhe si rezultat i ndërhyrjes në kohë e me profesionalizëm është bërë kapja dhe prangosja e  32-vjecarit, i cili qëndronte në pritë për të qëlluar mbi shtetasin K. F.

Në momentin e kapjes shtetasit L. L., i është gjetur dhe sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbatja pa leje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy