Në kërkim për drogë e vjedhje, arrestohen 3 persona në Durrës dhe Elbasan

Në kërkim për drogë e vjedhje, arrestohen 3 persona në Durrës dhe Elbasan

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi drejtësia italiane e ka dënuar me burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi Ilir Plaku, të cilit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vite e 4 muaj burg në Itali.

Ndërkohë, Policia e Elbasanit njoftoi arrestimin e dy të rinjve të shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes.

Shtetasit me inicialet Xh. M., dhe N. H., rezultojnë se janë dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Elbasanit.

Materialet në ngarkim të të arrestuarve i janë përcjellë organeve hetimore për veprimet të mëtejshme proceduriale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy