Policia Rrugore e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme tre persona.
Mësohet se ata janë vënë në pranga në flagrancë për veprën penale ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’.
Sipas policisë, janë arrestuar:
P.Xh., 44 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan,
G.P., 54 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik.
J.Ç., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.



